T Swoop, rep artisti kosovar që po bën “zhurëm” të madhe në Finland, lanson këngën e re

Artisti kosovar që jeton e veprom në Finland me nofkën, T Swoop, është pjesë e shtëpisë së madhe muzikore “M-Eazy dhe Sony Music Finland” që udhëhiqet nga Henri “MGI” Lanz dhe Simo Pirhonen.
Labeli “M-Eazy dhe Sony Music Finland” ndër vite ka sjell hite të mëdha vitet e fundit që janë dëgjuar në tërë botën.
Artisti kosovar, T Swoop ka sjell projektin e parë muzikor nën menaxhimin e labelit të famshëm.
“Mon Ami” titullohet kënga e artisti nga Kosova.
Një pjesë e kësaj kënge veç se është bërë “hit” në rrjetin social, “TikTok”.
“I emocionuar që të filloj këtë kapitull të ri me labelin dhe të lansoj këtë këngë të bukur verore. Ne kemi bërë gjëra të bukura bashkë që do lansohen këtë vit” ka thënë T Swoop.