Musliu: Nga droni shihet që në Mitrovicë nuk kishte më shumë se 900 protestues

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka thënë se nga fotografitë e bëra nga një dron, në Mitrovicë sot nuk kishte më shumë se 900 protestues.
“Sipas fotografisë dhe të dhënave që kanë dalë, shihet se aty protestuesit dhe kalimtarët e rastit nuk janë më shumë se 900 njerëz”, ka thënë Musliu.
Ai ka shtuar se kjo protestë më shumë i gjasonte një tubimi elektroal për Vuçiqin sesa një protestë.
“Goran Rakiqi u përpiq që ta shndërronte këtë protestë në tubim elektoral për Vuçiqin, si shenjë hakmarrese për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Musliu.
Në protestën e sotme në veri të Mitrovicës u raportua se kishin ardhur edhe autobusë nga Serbia.