75 Mall Live Search
21:29 / E Premte, 25 Mars 2022 / MSH

Interpoli dërgon një ekip në Moldavi, shqetësohet për trafikimin e qenieve njerëzore

Organizata globale e policisë, Interpol, ka dërguar një ekip në Moldavi për shkak të shqetësimeve për trafikimin e qenieve njerëzore, pasi vendi përballet me një rritje të madhe të refugjatëve që ikin nga Ukraina.

Që nga fillimi i pushtimit rus, pothuajse 380,000 ukrainas kanë ikur në Moldavinë fqinje, e cila ka një popullsi prej 2.6 milionë banorësh dhe është një nga vendet më të varfra në Evropë.

Ekipi i Interpolit do të vendoset në kryeqytetin Kishinau dhe kampe të ndryshme refugjatësh, thuhet në një deklaratë.

Agjencia ka marrë tashmë raporte për trafikantët e qenieve njerëzore dhe kontrabandistët që presin në pikat e kontrollit kufitar për të evituar ukrainasit “e cenueshëm”, shkruan BBC.

“Fëmijët dhe të miturit e pashoqëruar janë veçanërisht të cenueshëm nga shfrytëzimit nga kontrabandistët dhe trafikantët”, paralajmëroi Interpol.