Në Deçan babai e ther me thikë vajzën e tij

Një person është arrestuar në Deçan pasi ka sulmuar me thikë vajzën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Mjeti i dyshuar është konfiskuar, transmeton Indeksonline.
Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË FAMILJARE /Deçan 25.03.2022-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vajzën e tij viktimën femër kosovare e ka sulmuar me një thikë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Mjeti i dyshuar –thika është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.