75 Mall Live Search
07:57 / E Hënë, 28 Mars 2022 / MSH

Shenjat që tregojnë se trupi ka mungesë të Vitamin C

Vitamina C është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e trupit tuaj.

Ju duhet të merrni sasinë e duhur të saj në secilën ditë, sepse, ndryshe nga vitaminat e tjera, vitamina C nuk qëndron në sistemin tuaj për një kohë të gjatë.

Mungesa e saj në trupin tuaj, ndikon në cilësinë e ulët të jetës, por gjithçka mund të ndryshojë duke shtuar  mjaftueshëm vitaminë C në dietën tuaj.

Më poshtë shenjat që ju tregojnë se keni mungesë të kësaj vitamine.

Mishrat e dhëmbëve shpesh janë të fryrë dhe gjakosur.

Ju keni dhimbje të shpeshta të nyjave.

Imuniteti juaj është i dobët.

Ju keni fituar peshë pa ndonjë arsye të dukshme.

Ju ndjeheni të përgjumur dhe të lodhur gjatë ditës.

Lëkura juaj duket e thatë.