Pejë, burri rrah gruan dhe vajzën e tij

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës dhe vajzës së tij.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:20, njofton Indeksonline.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.