75 Mall Live Search
16:44 / E Hënë, 28 Mars 2022 / AR

Komuna shembull për emërimin e grave në pozita të larta

Siç premtoi gjatë fushatës zgjedhore, ashtu edhe bëri. Bali Muharremaj realizoi premtimin që në Suharekë të sigurohet integrimi i duhur gjinor.

Në Komunën e Suharekës, 4 femra janë në krye të drejtorive kurse një është nënkryetare.

Mihrije Berisha-Suka edhe për një mandat është zgjedhur nënkryetare e komunës.

Kymete Bajraktari po udhëheq Drejtorinë e Administratës.

Besa Kuqi është zgjedhur drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka në krye Lorika Gashin.

Kurse Albulena Kokollari udhëheq me Drejtorinë e Inspekcionit./Indeksonline/