75 Mall Live Search
08:36 / E Martë, 29 Mars 2022 / AR

Pushtimi rus në Ukrainë, Komisionet e Jashtme Kosovë-Shqipëri diskutojnë për ndikimin e luftës në rajon

Deputetët e Kuvendit të Kosovës që janë anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takohen me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtë të Kuvendit të Shqipërisë.

Në takimin që pritet të fillojë në ora 11:00 do diskutohet për ndikimin e luftës në Ukrainë në zhvillimet në rajon.

Pikë tjetër do të jetë edhe integrimet euro-atlantike të rajonin dhe bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë.

Rendi i ditës:

Takimi i komisionit me delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Temat e diskutimit:

• Ndikimi i luftës në Ukrainë në zhvillimet në rajon dhe masat e përbashkëta;

• Integrimet Euro-Atlantike të rajonit – Bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë;

• Zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Vendi: C301

Koha: 11:00