75 Mall Live Search
11:27 / E Martë, 29 Mars 2022 / B O

Nuk e priti as mëngjesin, Rama aktivizoi punëtorët për pastrimin e bërllokut te “Muharrem Fejza”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka inspektuar pasditën e djeshme punimet që po bëhen tek rruga “Muharrem Fejza”.

Arkitekti nga Londra u përballë me një situatë të pakëndshme kur në skajin e një rruge vërejti sasi të bërllokut të hedhur jashtë kontejnerëve.

Rama nuk e priti as mëngjesin për të pastruar këtë pjesë.

Ai ka thirrur kompaninë e pastrimit për të eliminuar bërllokun e krijuar në këtë zonë.

Një aksion i ngjashëm është marrë edhe të hënën në dalje të Prishtinës, një ditë pasi që ishte vërejtur sasi e mbeturinave e krijuar skaj një rruge./Indeksonline/