75 Mall Live Search
13:35 / E Martë, 29 Mars 2022 / AR

“Zero vaksina”, ish-ministri Zemaj i përgjigjet VV-së me fakte, thotë se janë tinëzarë!

Lëvizja Vetëvendosje në një vjetorin e fillimit të vaksinimit kundër Covid-19 në Kosovë ka thënë se kur ata erdhën në qeverisje kishte zero vaksina. Madje sipas tyre nuk kishte as marrëveshje dhe as kontratë për sigurimin e tyre.

Meritat për sigurimin e vaksinave ia dhanë ish-ministrit të Shëndetësisë nga VV, Arben Vitia.

Ndërkaq, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj iu përgjigjë Vetëvendosjes me fakte.

Ai për Indeksonline u shpreh se dozat e para të vaksinës anti-Covid, Astra-Zeneca nga COVAX, janë falë punës dhe angazhimit të tij.

Vaksinat e para janë me punë dhe angazhimin tonë, besa edhe me nënshkrim e leje import”, tha ai.

Zemaj thotë se edhe kontrata me Pfizer është punë e tyre kurse Qeveria e VV-së vetëm e ka shty dhe e kanë klasifiku sekret, ashtu siç janë tinëzarë.

“Kontrata me Pfizer është punë e jona dhe Komisionit negocues, këta vetëm e kanë shty dhe e kanë klasifikue sekret ashtu siç janë tinëzarë”, tha Zemaj./Indeksonline/