Edona & Miloti në përkrahje të futbollit dhe kulturës muzikore shqiptare

Ditën e sotme, (29 mars 2022), përfaqësuesja e Kosovës pritet të përballet me Zvicrën. Loja do të fillojë në orën 18:00 në stadiumin Letzigrund Stadion të Cyrihut.
Këngëtarët kosovar, Edona e Milot Llalloshi të cilët aktualisht gjinden në Zvicër, dhanë përkrahje të futbollit dhe kulturës muzikore shqiptare, shkruan Indeksonline.

Ishte Edona ajo e cila publikoi disa imazhe në Instagram bashkë me vëllain, duke marrë vëmendje me bluzat e tyre, të cilat kishin në njërën anë flamurin e Kosovës, e në anën tjetër flamurin e Zvicrës, të bashkuar në një shqiponjë.

“Premier & Ch. Në përkrahje të futbollit dhe kulturës muzikore shqiptare”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/