Drenas: Arrestohet një person për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Dje është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” në komunën e Drenasit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti ka shpërndarë në rrjete sociale video materiale, me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar
“Gllogoc (NN) 29.03.2022 – 11:45. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë video materiale, me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/