Komuna e Podujevës merr pëlqimin nga MMPHI për Hartën Zonale

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dhënë pëlqimin për Hartën Zonale të Podujevës.
Bulliqi tregon se së shpejti këtë dokument do ta paraqesim para këshilltarëve për miratim në Kuvendin e Komunës, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Komuna merr pëlqimin nga MMPHI për Hartën Zonale të Podujevës
Një lajm jashtëzakonisht i mirë për qytetarët dhe Komunën e Podujevës është marrja e pëlqimit për Hartën Zonale të Podujevës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Harta zonale është një nga dokumentet kryesore sa i përket planifikimit hapësinor, me të cilin përcaktohen zonat në të cilat do të vendosen kushtet dhe veprimet për zhvillimin hapësinor komunal.
Së shpejti këtë dokument do ta paraqesim para këshilltarëve për miratim në Kuvendin e Komunës.
Uroj që të gjejë mbështetje të plotë ky dokument që është tepër i rëndësishëm për planifikimin urban dhe zhvillimin komunal.