Daçiq thotë se nuk është tërhequr fletëarresti për Haradinajn
Ivica Daçiq, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka deklaruar se Serbia nuk e ka tërhequr fletëarrestin kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ka rikujtuar se tërheqja e fletëarrestit të Interpolit është bërë me kërkesë të UNMIK-ut.
Në vazhdim ai ka shtuar se tërheqja e fletëarrestit do të nënkuptonte se kanë hequr dorë nga ndjekja, por se këtë nuk e kanë bërë, transmeton Indeksonline.
Ndryshe të premten është raportuar dhe është konfirmuar nga Ministri i Drejtësisë në vend, Abelard Tahiri se kryeministri, Ramush Hardinaj është hequr nga lista e personave në kërkim nga Interpoli./Indeksonline/