75 Mall Live Search
15:56 / E Enjte, 31 Mars 2022 / B O

Premier League merr tri vendime, njëri është shumë i rëndësishëm

Premier League ka marrë tri vendime në mbledhjen e sotme. Premier Liga Angleze nga sezoni i ardhshëm do të lejojë pesë zëvëndësime në një ndeshje.

Poashtu është marrë vendim që afati kalimtar veror të fillojë nga 10 qershori.

Vendim tjetër i marrë gjatë ditës së sotme është që lojtarët mos të testohen për Covid-19 nga java e ardhshme, përveç nëse kanë simptoma.

Ky lajm është i mirëpritur nga dy trajnerët më të mirë në ligë, Klopp e Guardiola që kanë këmbëngulur lejimin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje./Indeksonline/