75 Mall Live Search
21:39 / E Enjte, 31 Mars 2022 / MSH

​Gjermania njofton sanksione të tjera ndaj Rusisë

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck njoftoi sot se do të vendosen sanksione të tjera që shënjestrojnë Rusinë në kuadër të pushtimit të saj të vazhdueshëm të Ukrainës.

“Paketa e sanksioneve ndaj Moskës nuk do të jetë e fundit”, tha sot Habeck në Berlin pas një takimi me homologun e tij francez, Bruno Le Maire.

“Ne diskutuam mundësitë e vendosjes së sanksioneve të tjera për të ndaluar presidentin rus Vladimir Putin nga vazhdimi i luftës së tij barbare në Ukrainë”, tha Habeck, pa dhënë detaje, raporton atsh.