75 Mall Live Search
22:52 / E Enjte, 31 Mars 2022 / OSH

Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Klinë, shkatërrohet pjesa e përparme e veturës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën Gjakovë-Klinë, të enjtën.

Pjesa e përparme e veturës është shkatërruar thuajse plotësisht si pasojë e aksidentit.

Nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.

Në vendin e ngjarjes shihet të ketë arritur edhe ekipi i zjarrëfikësve./IndeksOnline/