Tre të lënduar nga vetaksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë, saktësisht në fshatin Mrasor.
Dy nga të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës kurse njëri nga ta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK,Prishtinë.
Kështu ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së kushteve të rrugës./IndeksOnline/