Florian Marku i jep goditjen e parë rivalit të nesërm

Boksieri shqiptar, Florian Marku pritet që të shtunën të zbresë në ring për t’u përballur me Chris Jenkins.
Mirëpo, një ditë para duelit, ai i ka dhënë goditjen e parë rivalit.
Ndryshe, në një intervistë për “SuperSport”, Florian Marku ka folur për këtë takim, teksa është shprehur se mezi po e pret këtë duel dhe se është gati për të marrë fitoren e radhës. Meçi zhvillohet në stadiumin e Newcastle United “St James Park”.
“Është një nga kundërshtarët më të mirë më të cilët jam ndeshur. Ka shumë përvojë me 30 ndeshje të zhvilluar, por unë jam përgatitur shumë dhe mezi po e pres. Duhet një fitore e bindshme, që emri im të respektohet më shumë.” /Indeksonline/