Vjedhet vetura në Vushtrri, pronari kërkon ndihmë për ta gjetur

Një veturë e tipit Golf 5, me targa 02-806-CS, është vjedhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Vushtrri.
Vetura është me ngjyrë të zezë dhe është në gjendje të mirë.
Nëdrkohë, pronari ka lajmëruar rastin e vjedhjes edhe në polici.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” dhe se është duke u hetuar.
