Ja rezultati i pjesës së parë mes United dhe Leicester

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të Premier Ligës angleze mes Manchester United e Leicester City.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United është duke barazuar pa gola, respektivisht me rezultat 0:0 me skuadrën e Leicester, përcjell KosovaPress.
Përgjatë pjesës së parë të dy skuadrat kishin rastet e tyre për gol, ku Leicester regjistroi gjashtë tentime për gol, por që të gjitha ishin jashtë kuadratit të portës.
Në anën tjetër, nga tre tentime për gol, “Djajtë e Kuq” rrezikuan portën e kundërshtarëve dy herë.
Të dy portierët, De Gea i United dhe Schmeichel i “Dhelprave” arritën që gjatë 45’ minutave të parë të kryejnë detyrën e tyre, duke mbajtur portat e paprekura.
Rezultati i pjesës së parë është 0:0 mes United dhe Leicester Cityt.