75 Mall Live Search
21:39 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / OSH

Breshëri nxjerr nga rruga makinën në Gjirokastër, plagoset rëndë shoferi

Koha e keqe me reshje  të dendura breshëri, ka shkaktuar para pak minutave aksident në hyrje të qytetit të Gjirokastrës në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Për pasojë drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime serioze në gjymtyrë dhe është çuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.

Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e unazës së qytetit në lagjen Gërhot kur një autoveturë me targa AA027OY e cila vinte nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës, është përplasur me bordurën metalike në kushtet e rrëshqitjes nga rruga e ngarkuar me breshër.