Reperi kosovar feston ditëlindjen, ja sa vjet ka mbushur

Flamur Rukovci, i njohur me emrin artistik si “Blleki” sot ka ditëlindjen.
Reperi nga Gjilani ka mbushur 28 pranvera.
Në ditën e tij, ai ka vendosur të falendërojë mbështetësit për arritjet e tij.
“Sot, ditëlindja e 28. Gjatë gjithë jetës u ballafaqova me sprova pozitive e negative, por në shumë raste ju ishit forca mbështetëse! Ju falënderoj për përkrahjen e bashkë për projektet e reja!” ka shkruar ai në Instagram.
Nuk kanë munguar as urimet nga kolegët e tij, të cilët kanë dëshiruar më të mirat për Bllekin.
Artisti ka publikuar para tri ditësh projektin e tij më të ri “Peru”, e cila është pëlqyer shumë nga fansat e tij./Indeksonline/