Pamje nga Jarinja/ Serbët me autobusë dhe makina po shkojnë për të votuar në zgjedhjet presidenciale

Në pikën kufitare në Jarinjë janë krijuar kolona dhe pritje për shkak të punës së ngadalësuar të autoriteteve serbe dhe aplikimit të stikersave.

Një ekip i Indeksonline që nga orët e hershme të mengjesit është më veriun e Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ku po raporton për kolonat e krijuara.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë tension, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra që serbët kanë bërë ndaj moslejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.


