75 Mall Live Search
12:18 / E Diele, 03 Prill 2022 / LB

Zgjedhjet serbe nuk lejohen në Kosovë/Autobusët nga Serbia vijnë për t’i marrë qytetarët serb

Serbët e Kosovës të organizuar në mënyra të ndryshme po shkojnë për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale e parlamentare në Serbi.

Për t’ua bërë më të lehtë atyre votimin, disa autobusë kanë ardhur nga Serbia për t’i derguar ata në qendrat e votimit matanë kufirit.

Në pamjet e mëposhtme mund ta shihni një autobus, i cili është rreth 15 km prej pikës kufitare të Jarinjës në brendësi të Kosovës.

Një ekip i Indeksonline ka përcjelle nga afër gjendjen në veri të vendit ku situata ka qenë e qetë, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të Serbisë për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Përveç kolonave dhe pritjeve që janë krijuar në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, nuk është raportuar për ndonjë incident.