Bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje anësore të dheut

Rreshjet e dy ditëve të fundit të shiut të shoqëruara edhe me dëborë kanë sjellë probleme në aksin e bypasit të rrugës së Arbrit në Qaf Murriz.
Në këtë aks rrugor ka pasur rrëshkitje anësore të rrugës, duke e bllokuar qarkullimin e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas, shkruan top-channel.
Firma kontraktore po vazhdon me punimet për zhbllokimin e rrugës dhe lehtësimin e qarkullimit.