75 Mall Live Search
15:08 / E Diele, 03 Prill 2022 / MSH

Takohen tre ish-presidentët e rajonit

Është organizuar një takim mes tre ish-presidenteve të rajonit: atë të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Fatmir Sejdiu, Sali Berisha dhe Stipe Mesic, u takuan në një tavolinë diskutimesh, pas shumë vitesh.

Këtë e ka bërë të ditur ish-presidenti shqiptar, Berisha.

“Një takim me miq të vjetër! Me ish Presidentin e Kroacisë, mikun e çmuar të shqiptarëve Shtipe Mesiç dhe ish Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka thënë se në këtë takim biseduan mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe rajon.