Zyrtare: Merret vendim për ndeshjen në mes të Gjilanit dhe Ballkanit

Ndeshja në mes të Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprerë përfundimisht dhe vendimi për fatin e ndeshjes do të merret nga Komisioni i Garave.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Gjilanit përmes një komunikate në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
“Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprerë me vendim final të gjyqtarit kryesor Genc Nuza në minutat shtesë të takimit (1-1). Klubi pret vendimin përfundimtar nga Komisioni i Garave”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë që ndeshja u ndërpre në minutat shtesë, ku pas golit të barazimit tifozët e Gjilanit hynë në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit. /IndeksOnline/