75 Mall Live Search
17:56 / E Diele, 03 Prill 2022 / C E

Gjilani i kërkon falje Ballkanit, fajin ia lënë Policisë

Gjilani ka reaguar përmes një komunikate për mediat në lidhje me incidentin që ndodhi në fund të ndeshjes kundër Ballkanit.

Skuadra i ka kërkuar falje klubit derisa ka fajësuar Policinë për incidentin.

Ky është njoftimi i klubit:

Sport Club Gjilani dënon ashpër incidentin e ndodhur në duelin e xhiros së XXVII-të në BKT Superligë ndaj skuadrës së Ballkanit.Si klub nikoq i kësaj ndeshje kishim ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, ndër të tjerash kishim siguruar edhe qëndrimin e tifozëve mysafir.Për planin operacional të sigurisë dhe organizimit të ndeshjes janë njoftuar para ndeshjes personat zyrtar nga Federata e Futbollit e Kosovës, si dhe vet klubi mysafir.Për fat të keq situata u agravua në minutat shtesë të ndeshjes me rastin e golit të barazimit dhe si rrjedhojë e reagimit të dobët nga Policia e Kosovës erdhi edhe incidenti, me ç’rast u lëndua futbollisti Stivi Frashëri, të cilit i urojmë shërim të shpejtë në rend të parë dhe ndjesë për këtë ngjarje, e cila vetëm Sport Club Gjilanit nuk guxon t’i ndodh.Gjithashtu, Klubit Futbollistik “Ballkani” i kërkojmë ndjesë publike dhe i garantojmë gjithashtu që ky akt i shëmtuar nuk do t’i dëmtojë asnjëherë raportet e klubeve mes vete.Zyrtarët përgjegjës për siguri dhe organizimin e ndeshjes kanë evidentuar vërejtjet pas përfundimit të ndeshjes dhe po punojnë në identifikimin e personave të cilët kryen këtë akt vandal, për t’u ndaluar përjetësisht hyrjen në ndeshjet e organizuara nga Sport Club Gjilani.Sport Club Gjilani shpreh keqardhje për gjithë atë se çfarë ka ndodhur dhe do të përkujdeset me përgjegjësinë më të lartë që ky të jetë incidenti i fundit, në ndeshjet të cilat organizohen nga klubi.