Një i vrarë e disa të plagosur nga të shtënat në koncert në Dallas, në mesin e tyre edhe fëmijë

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një koncert në Dallas të shtunën mbrëma.
Policia tha se viktimat u qëlluan teksa ndiqnin koncertin, transmeton Indeksonline.
Nga hetimet paraprake u konstatua se një person ka qëlluar me armë në ajër dhe një person tjetër ka qëlluar me armë në drejtim të turmës.
Që nga mëngjesi i së dielës, oficerët kanë konfirmuar se 11 persona u qëlluan dhe u transportuan më pas në spitale. Një viktimë është në gjendje kritike, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia tha se tre nga personat e qëlluar ishin të mitur.
Sipas policisë hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar./Indeksonline/