75 Mall Live Search
21:47 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

6 mijë shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e votimit, reagon fuqishëm Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi.

Ajo thotë se kjo është një fushatë e qëllimshme e Serbisë ndaj shqiptarëve të cilët jetojnë atje, raporton Indeksonline.

Tutje Osmani bëri thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtarë që të dënojë këtë veprim.

“Sipas raportimeve, 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, shkroi Osmani në Twitter./Indeksonline/