Atletico i shkon nesër Cityt pa shtyllën e mbrojtjes

Atletico Madrid udhëton nesër te Manchester City për ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League. Simeone nuk do të mund të llogaris për ndeshjen e parë ndaj Cityt në qendërmbrojtësin, Gimenez.
Mbrojtësi uruguajan ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit në La Liga, ndaj Alaves.

Paraditen e djeshme ai iu nënshtrua testeve mjekësore dhe u konfirmua që Gimenez nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Cityt.
Kjo është skuadra e plotë e Diego Pablo Simeone për ndeshjen ndaj Manchester Cityt:
Lecomte, Oblak, Christian, Lodi, Savic, Wass, Felipe, Hermoso, Reinildo, Vrsaljko, Ibra, Kondogbia, De Paul, Koke, Lemar, Llorente, Serrano, Joao Félix , Suarez , Griezmann, Correa dhe Cunha./Indeksonline/
