75 Mall Live Search
13:51 / E Hënë, 04 Prill 2022 / MSH

Klitschko për Buchan dhe Irpinin: Këto janë skena horrori

Vitali Klitschko, kryetar i Kievit, ka krahasuar dëshmitë e vrasjeve të civilëve me skena të filmave horror.

“Gjërat që po i shohim tani në Irpin dhe Bucha, këto janë skena horror. Fatkeqësisht nuk vijnë nga filmat”, ka thënë ai, transmeton EVN.

“Ky është realitet. Ky është një realitet i tmerrshëm kur shohim civilë me duar të lidhura pas shpine.

Unë nuk kuptoj asnjë person që mund ta bëjë këtë. Por jam i bindur se të njëjtat skena janë të shumta në shumë qytete të tjera të Ukrainës” ka thënë ai.

Klitschko ka shtuar se agresori rus duhet të paguajë për këtë që po bën, dhe se ukrainasit nuk do ta falin kurrë.

“Ne nuk do të falim atë që u është bërë qyteteve tona dhe banorëve tanë.”