75 Mall Live Search
22:56 / E Hënë, 04 Prill 2022 / AR

Arsenali e paska një ilaç, quhet Crystal Palace

Crystal Palace e ka bërë akoma më të zjarrtë garën për pozitën e katërt në Premier League.

Crystal Palace mori një fitore spektakolare përballë skuadrës së Arsenal, me rezultatin 3:0.

Në një ndeshje ku ‘Gunners’ duhej të fitonin për të çuar në maksimum gjasat për top katërshe, ata pësuan qysh në minutën e 16’. Mateta i dha epërsinë skuadrës nikoqire.

Vetëm tetë minuta më vonë, skuadra e Crystal Palace dyfishoi epërsinë me anë të Ayew.

Arsenal bëri disa zëvendësime pas pjesës së parë, por as këto nuk sollën rezultatet e pritura.

Përkundrazi, ‘Gunners’ pësuan edhe një herë. Wilfried Zaha dha goditjen përfundimtare, kur në minutën e 76’ u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me humbjen e pësuar sot, skuadra e Arsenal mbetet në 54 pikë, aq sa ka edhe Tottenham Hotspur. Por, ‘Gunners’ kanë një ndeshje më pak të luajtur.