75 Mall Live Search
19:12 / E Martë, 05 Prill 2022 / OSH

Izraeli akuzon Rusinë për krime lufte

Duke mbajtur marrëdhënie të shëndosha me Moskën për disa vite, Izraeli kishte kërkuar të vepronte si forcë ndërmjetëse që nga pushtimi i Ukrainës dhe ishte përmbajtur në komentet për veprimet e forcave të presidentit rus Vladimir Putin.

Megjithatë, ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid ka thënë të martën se “ka krime lufte të Rusisë në Ukrainë”, duke shënuar herën e parë që Izraeli ka bërë një pretendim të tillë në lidhje me luftën në Ukrainë.

“Imazhet dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse kryen krime lufte kundër një popullsie civile të pambrojtur. Unë i dënoj fuqishëm këto krime lufte”, ka thënë ai në një deklaratë, transmeton Sky News.