75 Mall Live Search
19:50 / E Martë, 05 Prill 2022 / k.v

Ylli i Arsenalit në rrezik për ta humbur tërë sezonin shkaku i lëndimit

Mbrojtësi i krahut të Arsenalit, Kieran Tierney, duket se do ta humb tërë sezonin e mbetur të Premier Ligës angleze, për shkak të një lëndimi në gjurin e tij të majtë.

Mbrojtësi skocez i krahut të majtë do t’i nënshtrohet një operimi gjatë ditëve në vazhdim, dhe lajmi është konfirmuar përmes një komunikate nga vet klubi londinez.

Tierney pësoi një lëndim gjatë një seance stërvitore javën e kaluar dhe mungoi mbrëmë në humbjen 3:0 të Arsenalit kundër skuadrës së Crystal Palace.

Nevoja për operim, pas një konsultimi me një specialist, tani vë në dyshim paraqitjen e Tierneyt në ndeshjen kualifikuese të Skocisë drejt Botërorit “Katar 2022” kundër Ukrainës në muajin qershor.

Në komunikatën zyrtare, Arsenali tregoi se do të qartësohet situata sapo të kuptohet koha që i nevojitet Tierneyt për rikuperim, por pritjet janë që ai do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.