Bllokohen 60 kamionë në Portin e Durrësit, shoferët të indinjuar
Rreth 60 kamionë mallrash janë bllokuar në portin e Durrësit dhe nuk kanë mundur të hipin në tragetet që nisen drejt Italisë për shkak të vonesave me procedurën e verifikimit në skaner.
Policia kufitare kanjoftuar se kamionët nuk kanë kryer procedurën në kohë dhe nuk lejohet kalimi i tyre pa u skanuar dhe pa kontrollet anti-drogë të detyrueshme.
Shoferët shprehen të indinjuar dhe sipas tyre mund të mbeten edhe nesër në port. “Trageti i linjës Durrës-Ankona, u nis në orën 18:30. Mund të mbetemi dhe nesër në port”- shprehen shoferët.