Numri i pacientëve me Covid në spitalet e Kosovës

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 7 pacientë të konfirmuar me Covid-19. Po ashtu, në trajtim janë edhe 3 pacientë post-Covid-19.
“Me oksigjeno-terapi 3 pacientë, 2 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Në Mjekim Intensiv nuk ka pacintë që po trajtohen nga Covid-19. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme”, thuhet në njoftim.
“Klinika Infektive, 8 pacientë. Spitali i Pejës, 2 pacientë”, thuhet tutje në njoftim.