Paralajmërohet bojkoti i garave, mes tyre katër skuadra të Superligës

Një grup prej 15 delegatësh kanë dalë kundër Kuvendit Zgjedhor të FFK-së pasi që sipas tyre është i jashtëligjshëm.
Ata kanë thënë se FFK nuk i dëgjoi konstatimet e MKRS-së për shkeljet që janë bërë në këtë Kuvend, shkruan Indeksonline.
Skuadrat opozitare kanë paralajmëruar edhe bojkot të garave, ku në mesin e tyre janë edhe katër skuadra të Superligës.
Drita, Prishtina, Drenica dhe Malisheva janë skuadrat që kanë paralajmëruar bojkotin krahas skuadrave tjera si Trepça ’89, Kika, Vitia, Ramiz Sadiku, Vëllaznimi etj.
Kujtojmë se Agim Ademi është rizgjedhur në krye të FFK-së edhe për nja mandat tjetër katër vjeçar. /IndeksOnline/