75 Mall Live Search
12:56 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / C E

E turpshme, Ademi e Hodaj refuzojnë edhe një herë mediat

Është zhvilluar Kuvendi Zgjedhor për kryetar të FFK-së, ku Agim Ademi mori votat e mjaftueshme edhe për një mandat katër vjeçar në krye Federatës.

Pasi që mediat nuk u lanë t’i ndjekin nga afër punimet e kuvendit, u paralajmërua një konferencë për media pas përfundimit të punimeve të Kuvendit.

Në konferencë për media fillimisht doli Agim Ademi ku falënderoi ata që e votuan edhe për një mandat.

Kur u pyet për arsyen pse mediat nuk u lanë të ndjekin kuvendin, ai fjalën ia dha U.D të sekretarit të FFK-së, Taulant Hodaj.

Hodaj në mënyrë ironike refuzoi edhe një herë gazetarët ku në vend të përgjigjes iku nga foltorja. /IndeksOnline/

Foto: Blerim UKA