A po martohet moderatorja e njohur kosovare?

Moderatorja kosovare, Blerona Zeqiri është njëra ndër prezantueset më të komentuara shqiptare.
Ajo gjithnjë komentohet për linjat trupore dhe paraqitjet e saj skenike shkruan Indeksonline.
Së fundmi ajo në rrjetin e saj social Instagram ka postuar një fotografi ku shihet një fustan i bardhë nusërie teksa shkruan “Është dita”.

Pas asaj video ajo ka postuar edhe një foto ku shihet një kurorë martese e vendosur në flokë.
Me këto postime moderatorja ka ngritur dyshime se ajo po martohet.
Por nuk dihet saktë nëse kjo gjë është e vërtetë, apo mund të fshihet edhe diçka tjetër këtu. /indeksonline/
