Ukraina, një nga vendet më të minura në botë, duhen vite për ta çminuar!

Sipas OKB-së, Ukraina është një nga vendet më të minuara në botë për shkak të pushtimit rus.
Kështu ka bërë të ditur qendra mediatike për krizën në Ukrainë, transmeton Indeksonline.
“Ka mina dhe mbetje municionesh në një territor prej rreth 80,000 km katrorë. Kjo është aq e madhe sa territori i gjithë Austrisë. Do të duhen vite për ta çminuar atë tërësisht”, bëhet e ditur në njoftim./Indeksonline/