Nuk do të marrë pjesë, Kanye West refuzon 6 milionë funte nga ‘Coachella’

Reperi me famë botërore, Kanye West, thuhet se ka refuzuar 6.1 milionë funte pasi vendosi të mos performoj në Festivalin e Muzikës dhe Arteve në ‘Coachella’.
Ye u tërhoq nga festivali, duke i lenë organizatorët që të gjejnë zëvendësues në minutën e fundit, transmeton Indeksonline.
Më vonë, TMZ raportoi se The Weeknd dhe Swedish House Mafia kanë rënë dakord të zëvendësonin Ye në këtë festival.

Sipas Page Six, edhe The Weeknd dyshohet se ka ‘kërcënuar’ organizatorët e Coachella pasi ata donin ta paguanin më pak se Kanye West.
Dy netët e para të Coachella do të drejtohen nga Harry Styles dhe Billie Eilish./Indeksonline/