Detaje të reja nga plagosja në Tiranë/ Sherri ndodhi në koncertin e Don Phenom, reagon reperi

Detaje të reja janë zbuluar nga sherri që përfundoi me një të plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Mësohet një se në lokalin e natës ku ndodhi sherri ka performuar reperi “Don Phenom”, i cili në një reagim në rrjetet sociale ka konfirmuar ngjarje. Për të qetësuar fansat e tij që kanë pyetur nëse ka qenë edhe ai i përfshirë në këtë konflikt, në një video postuar në Instagram reperi shprehet se është mirë dhe se sherri ka ndodhur pasi ai kishte mbaruar së performuari në skenë.
“Ishalla ata që kanë pasur probleme janë okej, ishalla s’kanë asnjë problem në spital. Ata që janë preokupuar ju dua shumë por jam shnosh si molla. Krejt stafi im ka shku në shtëpi. Pasi kemi ikur ne duhet të jetë bërë ndonjë poshtërsi, por ne nuk kemi idenë fare çfarë ka ndodhur”, thotë ai.
Personi që ka mbetur i plagosur nga sherri në lokalin e natës është 39-vjeçari Shpëtim Metoli.
Blutë konfirmuan gjithashtu se konflikti ka ndodhur para lokalit “Cinco Cavalli”, jo brenda tij. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Sherri dyshohet se ka nisur për një vajzë.