75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 07 Prill 2022 / B O

“Liri a Vdekje”, Zelensky ngrit në këmbë Parlamentin grek me fjalimin e tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është adresuar sot përmes një video-lidhje edhe Parlamentit të Greqisë.

Paraqitjen e tij presidenti ukrainas e ka nisur me fjalët “Liri a vdekje”, të cilën e kanë përdorur edhe grekët.

“Mirëmëngjesi populli grek.. liri a vdekje, revolucionarët tuaj e kanë shfrytëzuar këtë, e të cilën po e themi edhe ne sot”, ka thënë Zelensky.

Tutje Zelensky ka folur edhe për ruajtjen e komunitetit grek në Ukrainë.

Deputetët grekë e kanë pritur Zelenskyn me një duartrokitje të gjatë dhe jashtëzakonshme.