75 Mall Live Search
15:05 / E Enjte, 07 Prill 2022 / LB

‘5 orë bisedë’, kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu viziton Rexhep Selimin në Hagë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka njoftuar se ka takuar në Hagë, Rexhep Selimin.

Ndreu në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është i bindur në pafajësinë jo vetëm të tij, por edhe të ish krerëve tjerë të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht.

Postimi i plotë i Ndreut:

Sot ne Hage u takova me Rexhep Selimin, nje nder miqte e mi me te mire dhe nje kontribues pikant I luftes se UCK per clirimin e Kosoves. 5 ore bisede me te pashe mikun tim ne gjendje te shkelqyer psikologjike, I bindur ne pafajesine e tij dhe Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe te tjereve qe mbahen padrejtesisht!

Ishte kenaqesi biseda me te dhe integriteti I larte me te cilen te gjithe drejtuesit e UCK po e percjellin kete izolim te paargumentuar me asnje prove!