75 Mall Live Search
20:57 / E Enjte, 07 Prill 2022 / MSH

Pala ruse akuzon Ukrainën për ndryshim të kërkesave pas dialogut në Stamboll

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Ukrainën për thyerje të parimeve bazë mbi të cilat janë dakorduar Moska dhe Kievi, përgjatë bisedimeve.

Lavrov ka deklaruar se një draft marrëveshje e prezantuar nga pala ukrainase të mërkurën paraqet një devijim nga ajo çka është diskutuar dhe dakorduar në negociatat e mbajtura në Stamboll të Turqisë.

Lavrov thotë se ukrainasit kanë sugjeruar që problemet e Krimesë dhe Donbasit të sjellën në tavolinën e dialogut në takimin e presidentëve Putin-Zelensky.

Një gjë e tillë është demantuar nga ana e Rusisë e cila nuk pranon të organizojë bisedime lidhur me këtë temë, me Volodymyr Zelenskyn që thotë se eksizton mundësia e takimit mes dy presidentëve.

“Në fazën e ardhshme, pala ukrainase do të kërkojë që trupat ruse të dorëzohen dhe tërheqën, për të vazhduar me parakushte të reja” ka thënë Lavrov.

Ministri rus shtoi se kushtet dhe mënyra se si Ukraina dialogun shfaq qëllimet e Kievit, për të çuar procesin e dialogut drejt dështimit.

“Ne e shohim se ky është një manifestim se si regjimi i Kievit kontrollohet nga Uashingtoni dhe aleatët e tij, të cilët po e shtyjnë presidentin Zelensky të vazhdojë armiqësinë” shtoi Lavrov.

Ai tha se Rusia do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj në këtë dialog, duke refuzuar të shpalosë më shumë detaje mbi draft marrëveshjen mes dy shteteve.