75 Mall Live Search
07:14 / E Premte, 08 Prill 2022 / OSH

BE-ja aprovon rundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar të enjten, rundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka bërë të ditur Presidenca franceze e Këshillit të Evropës, njofton CNN-i.

Masat e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit rus si dhe embargon ndaj eksporteve të armëve në Rusi.

Ato përfshijnë gjithashtu mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimin e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Moskë.

Teksti ligjor që përfshin emrat e oligarkëve, aktorëve të propagandës ruse, anëtarëve të aparatit të sigurisë dhe ushtarake dhe subjekteve në sektorin industrial dhe teknologjik do të publikohet zyrtarisht të premten.