Klopp: Guardiola është trajneri më i mirë në botë, nuk po e them vetëm para lojës me të!

Jurgen Klopp nuk pajtohet që ndeshja e të dielës ndaj Manchester Cityt është vendimtare për titull.
Trajneri i Liverpoolit thotë se janë edhe shumë pikë në garën për titull dhe se kampioni nuk do të dihet deri në javën e fundit.
Klopp e ka quajtur Guardiolën si trajnerin më të mirë në botë.
“Nëse fitojmë, do të jemi dy pikë përpara dhe nëse të gjithë mendojnë se përfundon gjithçka, e kanë gabim. Ndeshja e të dielës është shumë e rëndësishme, por nuk është vendimtare për titull. Ne me të vërtetë po e presim me padurim. Është një nga sfidat më të mëdha që mund të përballesh në futboll. Unë imagjinoj se shumë njerëz do ta shikojnë këtë sfidë dhe ne do provojmë ta fitojmë.
Unë mendoj se Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Dhe e kanë gabim ata që thonë se ia them këtë vetëm para përballjeve. Mendoj se të gjithë mund të biem dakord për këtë. Mund të jetë një rastësi që nuk ka funksionuar në Champions League deri më tani, por gjërat që ai fitoi, futbolli që luan nuk lejojnë asnjë dyshim në këtë që them” ka thënë Klopp./Indeksonline/