Pas drejtorit sportiv, Malisheva zyrtarizon dhe trajnerin e ri
Malisheva ka bërë ndryshime në hierarki.
Pas Arbias Morinës, nënkampionët e Kosovës kanë zyrtarizuar trajnerin e njohur kroato-gjerman, Thomas Brdariq.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi në faqen e tyre zyrtare.
“Trajneri gjerman sjell me vete përvojë të pasur ndërkombëtare, si në futbollin evropian ashtu edhe në atë aziatik, duke drejtuar klube në nivele të larta garimi. Si figurë që ka kaluar nëpër kategori të ndryshme të futbollit profesionist, Brdaric me përvojën dhe vizionin e tij presim të sjellë strukturë, organizim dhe një kulturë fituese në klub. Trajnerit i urojmë shumë suksese në krye të FC Malishevës dhe e mirëpresim në familjen tonë”, shkruhet në njoftimin e Malishevës.
Brdariq, ishte së fundmi pjesë e Drenicës ku i ndihmoi që të qëndrojnë në Superligë./IndeksOnline/

